Transmetuar më 26-05-2016, 12:05

Tiranë, 26 maj 2016, NOA.al- Sistemi gjyqësor meriton një vëmendje të vazhdueshme dhe është mjaft e rëndësishme që ndryshimet që duhet të ndodhin në këtë sistem, të përqendrohen në rritjen e besueshmërisë dhe prirjen për përmirësimin e perceptimit publik.

Kështu tha sot ministri Drejtësisë, Ylli Manjani i cili priti takim një delegacion me anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në diskutim është sjellë në vëmendje edhe rëndësia dhe mbajtja parasysh e një trajtimi më të mirë financiar ndaj gjyqtarëve, gjë që do të kishte një impakt mjaft pozitiv në uljen e fenomeneve korruptive.

Gjatë takimit u ndal në rëndësinë që paraqet sistemi gjyqësor dhe vendin që atij i takon në morinë e ndryshimeve që pritet të sjellë reforma, ndërsa kanë ndarë edhe disa nga problematikat e përbashkëta si dhe sfidat në ecurinë e aktivitetit të punës.

Manjani vuri në dukje se duhen shfrytëzuar maksimalisht hapësirat e komunikimit, të cilat mund të krijojnë ide të reja lidhur me forcimin e bashkëpunimit mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ndërsa në ndihmë do të mund të vijë edhe fakti se shumë praktika janë të njëjta apo kanë ngjashmëri./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd