
Vlorë, 26 maj 2016, NOA.al- Një i ri i cili lëvizte me armë në makinë është vënë në prangat e policisë së Vlorës. Alked Roçaj, 23 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë, u ndalua ditën e djeshme.
Ai u kap në flagrancë në fshatin Sherisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Nisan” me targë të huaj AA0458, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip “TT” model 54 dhe një krehër bashkë me 8 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Arrestimi i tij u bë nën akuzën për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, ndërsa ndaj Roçaj vijojnë ende hetimet./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





