Transmetuar më 26-05-2016, 11:02

Durrës, 26 maj 2016, NOA.al- Një operacion i policisë së Durrësit, i koduar “Flash” ka vënë në pranga gjashtë persona me precedentë penalë, të kapur me lëndë narkotike dhe fishekë.

Të ndaluarit janë Elton Shera 20 vjeç, Fatjon Kulla 20 vjeç, Artan Kulla 27 vjeç, Algert Ziri 31 vjeç, Isuf Tema 56 vjeç dhe R. C., 17 vjeç, të gjithë me banim në Fushë Krujë.

Ndalimi i tyre u bë ditën e djeshme në një lokal në afërsi të Rinasit, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 419 MB, në pronësi të Algert Zirit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 8 kg kanabis sativa si dhe fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Mësohet se të ndaluarit janë persona me precedentë penale të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip Benz me targa AA 419 MB, në pronësi të Algert Zirit dhe makina tip Benz me targë AA 242 MX , në pronësi të Artan Kullës dhe 12 telefona celularë.

Gjashtë të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, ndërsa në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd