Transmetuar më 26-05-2016, 10:49

Tropojë, 26 maj 2016, NOA.al- Dhunë dhe kanosje ndaj së shoqes. Një 52- vjeçar nga fshati Shoshan i Tropojës është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje.

Skënder Lamaj, u denoncua nga e shoqja, A.Lamaj 40 vjeçe, duke thënë se ndihej e rrezikuar për jetën e saj.

Gruaja deklaroi në polici, se pas një debati me fjalë, i shoqi e ka kërcënuar me kosën e barit dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Mësohet se konfliktet në çift ishin të vazhdueshme, por për shkak të rëndimit të situatës është bërë dhe denoncimi. Në ngarkim të 52- vjeçarit, për ndjekje të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës për veprën penale “Dhuna në familje”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd