
Këqyrja e kamerave të lokalit ku ndodhi vrasja e Elton Çiços ka ndihmuar oficerët e grupit hetimor për zbardhjen e mekanizmit të ngjarjes, por edhe identifikimin e autorëve.
Një nga kamerat ka fiksuar momentin kur autori, Jani Alia, i kamufluar me paruke të zeza e kapele të bardhë, ka zbritur nga një makinë tip “Ford Focus”, ngjyrë e zezë, me targë AA 56 NX.
Makina ka ardhur nga stadiumi “Selman Stërmasi” dhe ka ndaluar para lokalit. Nga sedilja e pasme e mjetit ka zbritur atentatori, i cili i është drejtuar lokalit.
Ndërsa mjeti ka lëvizur në drejtim të Unazës. Gjithashtu, në pamje duket edhe momenti kur autori del nga lokali, pasi kishte kryer vrasjen dhe lëviz në këmbë në drejtim të shkollës “11 Janari”, më pas “zhduket” në rrugicat mes bllokut të pallateve pranë Urgjencës së Tiranës.
Aty e ka pritur e njëjta makinë, që, sipas Policisë, drejtohej nga Renato Milloshi. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas këqyrjes së kamerave, ka rezultuar që ky automjet rezultonte në pronësi të Milloshit dhe ishte blerë nga ai dy ditë para vrasjes.
Ose të paktën në atë ka bërë dokumentet e saj, shkruan ‘Panorama’. Makina e përdorur në krim është sekuestruar nga Policia 48 orë pas vrasjes dhe aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku iu është nënshtruar disa ekzaminimeve nga ekspertët kriminalistë, të cilët kanë fiksuar prova mjaft të rëndësishme brenda saj.
Vrasja e Elton Çiços, si lindi hakmarrja mes tij dhe Jani Aliajt
Vrasja e Elton Çiçës në lokalin “De Niro”, zbulohen dy autorët e dyshuar
Vrasja e Elton Çiços dyshohet se u porosit nga Holanda
Dyshohet se fshehu armën, lihet në burg polici që ishte me Elton Çiçon
Vrasja e Elton Çiços, polici i arrestuar u tradhtua nga kamerat e sigurisë
Vrasja e Elton Çiços, arrestohet efektivi i policisë, zhduku armën
Vrasja e Elton Çiços, dyshime se jepte para me fajde
Vrasja e Elton Çiçës, arrestohet njëri nga personat që ndodhej me të
Vrasja e Elton Çiços, pista e re ku po heton policia
Tiranë, vritet me dy plumba i riu në një lokal në ish- Bllok |FOTO
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





