
Një e moshuar, 80 vjeç, ka trokitur në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” për të denoncuar problemin e saj. Të moshuarën Pashke Ndrelala, e ka nxjerrë nusja nga shtëpia.
E pyetur nga gazetarja, e moshuara ka thënë se “djali dhe nusja e tij e kanë torturuar, rrahur dhe e kanë mbyllur me çelës. Më pas e kanë nxjerrë nga shtëpia”. Ngjarja ka ndodhur me 3 prill, ndërsa në 4 prill ajo është nxjerrë nga shtëpia.
“Të dalë nëna 80- vjeçe në rrugë, është gjë e fortë”, ka thënë Pashke Ndrelala. Ajo jetonte prej 11 vitesh në atë shtëpi dhe thotë se prej dy muajsh ka fjetur derë më derë.
Ndërkohë vajza e 80-vjeçares ka thënë nuk është hera e parë që nusja (kunata e saj) e ka rrahur të moshuarën. Ajo thotë se e merr të ëmën por nuk ka vend në shtëpi, pasi ka një fëmijë 19 vjeç invalid dhe se ajo këmbëngul që do shtëpinë e saj, shtratin e saj…
Mjerisht e moshuara bashkë me gazetaren emisionit “Stop” ngjitet tek shtëpia e djalit, por pas disa trokitjeve dera nuk hapet.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





