





Ekspertët transportojnë trupat e të ndjerëve që u gjetën të shtypur nga treni
Milano, Itali -25 maj 2016, NOA.al – Një fund vërtet tragjik është cilësuar ai i dy shqiptarëve që jetonin në Itali, pasi janë shtypur për vdekje nga një tren.
Dy të rinjtë shqiptarë, përkatësisht 17 dhe 23 vjeç identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë shtypur nga një tren mallrash natën duke gdhirë dita e sotme në linjën hekurudhore Luino-Milano, Itali. Ata u gjetën në orën 09:30 të së mërkurës nga një punonjës i hekurudhës.
Policia saktësoi se viktimat ishin shtypur nga treni i mallrave që ndiqte itinerarin Gallarate (Varese) – Legnano (Milano).
Nuk ka pasur dëshmitarë të kenë parë ngjarjen, por ka qenë makinisti i një tjetër linje treni që po shkonte në Milano ai që zbuloi dy trupat dhe ngriti alarmin, raporton noa.al.
Është përjashtuar pista e një vetëvrasjeje të dyfishtë. Kurse kamerat që janë të vendosura në vendin e ngjarjes do të ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës.
Gjithashtu janë marrë edhe sendet personale të viktimave, ndërsa trupat do t’i nënshtrohen një autopsie mjeko-ligjore për të zbuluar nëse të rinjtë ishin nën efektin e drogës në momentin që u përplasën për vdekje nga treni./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





