
Video është parë më shumë se 2 milion herë dhe njerëzit pretendojnë se kjo është diçka e mbinatyrshme. Aty shihet një grua në një dukje mjaft të çuditshme që i ngjan shumë një kufome.
Blerësi i telefonit e kishte marrë telefonin e tij të ri dhe mbeti mjaft i shokuar dhe njëkohësisht i çuditur për të kuptuar se si ajo fotografi përfundoi në ekranin e telefonit të tij.
Edhe më e çuditshme është se ajo fotografi nuk hapet fare edhe nëse ju tentoni ta hapni për të parë më qartë nga afër.
Julian Calavero, një publikues në “Youtube”, ka ndarë historinë që ka bërë bujë mjaft të madhe në rrjetet sociale.
Ai ka treguar se kur blerësi e kishte dërguar telefonin e tij në dyqanin ku e kishte marrë, punëtori në dyqan ishte frikësuar shumë për ta ndihmuar. Por disa njerëz të tjerë thonë se kjo mund të jetë ndonjë mashtrim ose ndonjë haker./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





