
Sot do zbuloni disa anë të reja të karakterit të partnerit/es tuaj dhe kjo do ju bëjë ta dashuroni me më shumë pasion atë. Beqarët do kenë veçse njohje ose mundësi për aventura kalimtare. Ditë e përshtatshme për të organizuar edhe buxhetin.
Dashi
Do i kaloni së bashku të gjitha vështirësitë që ju kanë dalë dhe do ndiheni më afër njeri-tjetrit. Beqarët duhet të shohin me kujdes ku i hedhin hapat në të kundërt do lëndohen. Në planin financiar parashikohen disa vështirësi.
Demi
Pavarësisht se jeni të angazhuar me shumë punë, do të doni që sot ta kaloni pjesën më të madhe të kohës pranë njeriut të zemrës. Beqarët më mirë të mos tentojnë të krijojnë një lidhje sepse situata do ju ndërlikohet. Financat do dini si t’i menaxhoni.
Binjakët
Të dashuruarit sot do të tregohen të logjikshëm dhe do dini si t’i zgjidhin problemet me anë të komunikimit. Beqarët do kenë veçse njohje ose mundësi për aventura kalimtare. Buxhetin duhet ta mbani gjithë kohës në kontroll.
Gaforrja
Emocionet që do përjetoni sot ju te dashuruarit do jenë të jashtëzakonshme. Partneri/ja do ju surprizojë në çdo çast. Beqarët duhet t’i shfrytëzojnë sa të mundin mundësitë që do iu jepen për takime. Në planin financiar do hasni vështirësi.
Luani
Probleme në sfond për ju që jeni në një marrëdhënie. Si ju ashtu edhe partneri/ja do debatoni me tone të larta. Beqarët do marrin plot ftesa për takime, por nuk do e kenë mendjen fare te dashuria sot. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes.
Virgjëresha
Sot do zbuloni disa anë të reja të karakterit të partnerit/es tuaj dhe kjo do ju bëjë ta dashuroni me më shumë pasion atë. Beqarët do jenë këmbëngulës dhe do ja dalin ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat nuk do jenë aspak të mira.
Peshorja
Ditë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ju që jeni në një marrëdhënie. Nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të dalin në takime. Me shpenzimet nuk do i keni punët mirë.
Akrepi
Gjatë kësaj dite priten që ju të dashuruarit të keni momente të lumtura dhe fantastike përkrah partnerit/es suaj. Do merrni edhe një lajm të mirë. Beqarët me shumë gjasë do fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë se kohët e fundit.
Shigjetari
Ditë shumë e trazuar kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Shpesh do ndiheni keq dhe mund të mendoni të ndaheni për pak kohë. Beqarët do i kenë idetë shumë të qarta. Ditë e përshtatshme për të organizuar edhe buxhetin.
Bricjapi
Ditë mjaft pozitive kjo e sotmja për të ata që janë në një marrëdhënie dashurie. Partneri/ja do ju mbajë në pëllëmbë të dorës. Beqarët do jenë sensualë dhe joshës. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll.
Ujori
Mos lejoni për asnjë arsye që rutina t’iu pushtoje sot juve që jeni në një lidhje sepse më vonë do fillojnë problemet dhe debatet në çift. Beqarët duhet të jenë më të matur me personat që do takojnë. Financat do dini si ti menaxhoni.
Peshqit
Optimizmi dhe euforia do ju pushtojë në çdo moment ju të dashuruarve dhe marrëdhënia me partnerin/en ka për të qenë e jashtëzakonshme. Beqarët nuk do arrijnë dot të gjejnë dikë që do ju përshtatet. Buxheti do ekuilibrohet ndjeshëm./b.l/noa.al/
EKSKLUZIVE/ Horoskopi i Majit 2016, kush janë ditët më të mira për paratë, dashurinë, karrierën…
Horoskopi i muajit Maj 2016 nga astrologjia e famshme Tracy Allen
HOROSKOPI DITE PAS DITE
Horoskopi kinez, 2016-ta është viti i majmunit
Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit
Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit
Horoskopi special i vitit 2016 për dashurinë
Horoskopi i plotë i vitit 2016 për të 12 shenjat
Shenjat e horoskopit më me fat për vitin 2016
Dhuratat e duhura sipas shenjës suaj të horoskopit
Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





