
Tiranë, 25 maj 2016, NOA.al – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndërmori sot një inspektim në markatën e mishit pranë Pazarit të Ri (Sheshi Avni Rustemi) në Tiranë, ku gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 115.5 kilogramësh, që tregtohej jashtë kushteve dhe standarteve të parashikuara në ligj dhe aktet nënligjore.
Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU-së Tiranë, pas sinjalizimieve që kishin marrë, se aty tregtohej mish jashtë standardeve, organizuan kontrollin, nga i cili rezultoi se, një një numër tregtarësh dispononin mish pa pa certifikatë veterinare, në kundërshtim me kërkesat e ligjit dhe garantimin e sigurisë ushqimore. Inspektorët e AKU sekuestruan menjëherë sasinë e mishit prej 115.5 kilogramësh, që më pas do të asgjësohet.
Drejtori i AKU-së Tiranë, Armand Uruçi deklaroi për mediat, se inspektimi u zhvilluara në bazë të sinjalizimimeve që mori AKU, ndërkohë që nuk do të lejohet askush tëtregtojë mish dhe asnjë produkt tjetër ushqimor të pakontrolluar e që cënon sigurinëe konsumatorit.
Markata e mishit pranë Pazarit të Ri administrohet nga Bashkia e Tiranës dhe për atë, si dhe tregjet e hapura, u gjobit 2 muaj më parë nga AKU, me vlerën e 300 mijë lekëve./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





