
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar përgjatë ditës së sotme operacionin në Unazën e Madhe të Tiranës.
Operacioni i nisur prej ditës së djeshme, ka në plan prishjen e 35 objekteve. Deri tani, përgjatë dy ditëve janë prishur 18 të tilla.
Njëkohësisht IKMT ka vazhduar prishjen e objekteve në Vlorë për realizimin e projektit të Transballkanikes. Gjatë ditës së sotme në këtë operacion janë prishur 14 objekte të madhësive të ndryshme.
Në këtë operacion parashikohen të prishen rreth 180 objekte. Po ashtu IKMT ka vijuar punën edhe në Vuno, ku janë duke u prishur objektet e fundit.
Gjatë ditës së sotme në asnjë prej operacioneve nuk ka pasur incidente me qytetarët./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





