Transmetuar më 25-05-2016, 14:57

Durrës, 25 maj 2016, NOA.al- Një person i cili shënjestronte dyqanet me veshje për të vjedhur, është vënë në pranga.

Gentjan Gjyzeli 35 vjeç, banues në Durrës u ndalua ditën e djeshme nga policia. Ai akuzohet se në 20 maj ka vjedhur disa rroba në një dyqan në pronësi të 30 vjeçares A.B., në ambientet e një qendre tregtare.

Gjithashtu, Gjyzeli është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së një dyqani rrobash në lagjen Nr.4 në Durrës, më 28 prill, ngjarje e cila është zbuluar nga hetimet e kryera në ngarkim të tij.

Gjyzeli akuzohet për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd