Transmetuar më 25-05-2016, 14:39



Lidhja e tyre u bë një nga më të komentuarat e medieve rozë, e pasuar me fejesë, martesë dhe shtatzëninë e saj.
Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani janë bërë prindër. Ditën e sotme Andrra ka sjellë në jetë djalin e tyre, dhe nga sa duket që të dy gëzojnë shëndet të plotë.
Andrra ka postuar një fotografi të të treve në Instagram ku shkruan, “Faleminderit Zot”.
Edhe Sinani ka bërë të njëjtën gjë, duke ndarë përjetimet e ardhjes në jetë të të birit, “Ndjenja më e bukur në botë, pa fjalë”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





