
Durrës, 25 maj 2016, NOA.al- Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë vënë në pranga nga policia e Durrësit.
Ndalimi i tyre u bë ditën e djeshme me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Të arrestuarit janë Ilirjan Orhan 53 vjeç, banues në Shkozet, Kridens Kërçuku 37 vjeç dhe Erald Zyka (Nasto) 34 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Milanos në Itali, ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Shkelje të ligjit për drogat”, në ngarkim të Ilirjan Orhanit.
Për dy të ndaluarit e tjerë, urdhri i arrestit është lëshuar për veprën penale “Shkelje të ligjit për drogat e kryer në bashkëpunim”, ku maksimumi i dënimit parashikohet 20 vjet./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





