Transmetuar më 25-05-2016, 10:06

Elbasan, 25 maj 2016, NOA.al- I kërkuari nga drejtësia italiane për trafik droge, kapet në Gramsh. Agron Sulmina, 41 vjeç, u ndalua ditën e djeshme nga uniformat blu, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
41- vjeçari u ndalua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Apelit Milano, ka urdhëruar arrestimin për “Trafikim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga legjislacioni i Kodit Penal Italian.
Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





