
Fier, 25 maj 2016, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë së Fierit.
Ardit Hyka, 25 vjeç, banues në Fier, u ndalua ditën e djeshme me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Milano, më 22 prill ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për kryerjen e veprave penale “Shkelje e ligjit për drogën në bashkëpunim” dhe “Mbajtje e paligjshme droge në bashkëpunim”. Veprat penale për të cilat ai akuzohet parashikojnë një maksimum dënimi prej 20 vitesh burg./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





