Transmetuar më 25-05-2016, 09:45

Foto ilustruese

Elbasan, 24 maj 2016, NOA.al – Një vajzë e mitur, i ka dhënë fund jetës tragjikisht në Elbasan.

Ditën e djeshme rreth orës 15:45, 15-vjeçarja Xh.P., në lagjen “5 Maji”, ka pirë fostoksinë në banesën e saj, duke u vetëhelmuar.

Adoleshentja është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë, ku pavarësisht dërgimit në spital dhe ndihmës së parë të dhënë, nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Policia sqaroi se gjatë këqyrjes së kufomës, nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune në trup, informon noa.al.  

Nga të dhënat paraprake dyshohet se e reja i ka dhënë fund jetës në kushte të rënduara depresive, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.

Dyshohet se shkak për vetëflijimin ka shërbyer një debat i vajzës me të atin, pasi ai e ka gjetur duke folur në telefon.

E ndjerë në siklet prej tonit të ngritur të të atit, e reja dyshohet se ka kryer aktin e rëndë. /a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd