Transmetuar më 25-05-2016, 09:33

Foto ilustruese

Peqin, 25 maj 2016, NOA.al- Një grua nga Peqini është përdhunuar nga një djalë i ri i cili nën ushtrimin e dhunës ka arritur të kryejë me të, marrëdhënie seksuale.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 12:00 në fshatin Drangaj, ku 24-vjeçari Jonuz Hyra, me banim po në këtë fshat, akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 46- vjeçaren L.K, 46 vjeçe, raporton noa.al.

Noa.al mëson se i riu i ka zënë pritë gruas në një zonë të mënjanuar të fshatit, ku më pas e ka përdhunuar.

Ka qenë gruaja, e cila pas abuzimit të pësuar ka denoncuar në polici bashkëfshatarin e saj, duke thënë se është përdhunuar nga i riu.

Pas denoncimit të të dëmtuarës, u bë arrestimi i 24-vjeçarit, i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd