
Xhani De Biasi nuk gjeti vend për golashënuesin më të mirë të Ligës Superiore Shqiptare, Hamdi Salihi në listën e lojtarëve pjesëmarrës në kampionatin evropian të futbollit 2016 që ai njoftoi të dielën.
Kështu shkruan UEFA në faqen e saj zyrtare, duke njoftuar faktin se golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, Hamdi Salihi u la jashtë listës me 27 emra të de Biasit për në Europianin 2016 të Parisit, pa asnjë shpjegim nga ana e trajnerit italian.
Trajneri italiani Shqipërisë, Xhani De Biasi i cili ka marrë edhe pasaportë shqiptare, ka shpallur listën e përkohshme prej 27 lojtarësh para fillimit të kampionatit evropian.
Por nuk pritej që De Biasi të linte jashtë golashënuesin më të mirë të Super Ligës Shqiptare, Hamdi Salihi, pavarësisht 28 golave të shënuar prej tij për Skënderbeun këtë sezon, komenton UEFA.
"E kam përgatitur listën pasi analizova detajet e çdo lojtari", tha De Biasi. "Ky është opinioni dhe vendimi im, i askujt tjetër. I kam dërguar një mesazh të gjithë lojtarëve për t’u shpjeguar vendimin tim”, – ishte “komenti” i vetëm i de Biasit për vendimin e tij.
Shqipëria po bën përgatitjet për Evropianin e këtij viti me anë të miqësoreve kundër Katarit (29 maj) dhe Ukrainës (3 qershor).
Më herët, Hamdi Salihi kritikoi bojkotin që i bëri de Biasi dhe tha se e priste këtë vendim për shkak të raporteve personale që ishin krijuar me të. Salihi deklaroi se kjo që ndodhi nuk ka asnjë lidhje me futbollin, duke lënë të kuptohet se vendimi i de Biasit mund të jetë një lloj hakmarrjeje.
Edhe presidenti i FSHF shprehu hapur pakënaqësinë për mospërfshirjen e Salihit në listën e de Biasit, duke publikuar madje edhe një letër të hapur. /i.e/noa.al/
Salihi tregon pse de Biasi nuk e çoi në Francë: Rrethana që s’kanë të bëjnë fare me futbollin
Shqipëria në Euro 2016, Presidenti i FSHF konfirmon përplasje me de Biasin
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





