Transmetuar më 25-05-2016, 09:04

Tiranë, 25 maj 2016, NOA.al- Një grua në Tiranë, ka rënë pre e dhunës dhe kërcënimit nga i shoqi, duke bërë që të kërkojë ndihmë në polici.

32- vjeçarja F.D., ka denoncuar në polici të shoqin, për dhunë në familje, për shkak të terrorit në të cilën jetonte.

Hasan D., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, u vu në pranga gjatë së martës pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe e ka kërcënuar me thikë duke frikësuar, bashkëshorten e tij F.D., 32 vjeçe.

Mësohet se situata terrorizuese ndaj gruas vazhdonte prej kohësh, ku debatet më të vogla përfundonin në dhunë, por rrëmbimi i thikës dhe kanosja, bëri që e reja t’i drejtohet policisë./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd