Transmetuar më 25-05-2016, 07:47

Foto arkiv

Vjedhje mes grash hajdute në Fier. Një 42-vjeçare me iniciale R.K., me banim në Lushnje dyshohet se ka vjedhur një tjetër zonjë, me iniciale M.Xh., në lagjen “Kastriot” në Fier.

Vjedhja ka ndodhur gushtin e kaluar, por vetëm dje, policia ka arritur ta zbardhë. Dhe, kur ka identifikuar autoren e plaçkitjes, ka zbuluar edhe se viktimë e ngjarjes është një tjetër hajdute e cila pak kohë më vonë ka përfunduar në paraburgim.

“Ngjarja ka ndodhur në datën 28 gusht të vitit të kaluar kur 42-vjeçarja i ka vjedhur shtetases M.Xh., 33 vjeçe, një aparat celular tip “Samsung Galaxy S3”, – tha policia lokale, citon noa.al.

Të njëjtat burime konfirmojnë se edhe 33-vjeçarja me banim në Fier akuzohet për një tjetër vjedhje dhe për këtë arsye ndodhet në ambientet e paraburgimit në burgun 325 në Tiranë. /b.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd