Transmetuar më 24-05-2016, 22:07

Foto arkiv

Një person është vënë në pranga pasi dyshohet se ka aksidentuar një fëmijë 13-vjeçar e më pas është larguar në drejtim të paditur.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin me iniciale K.B, banues në Krujë, i cili në momentin që ka ndodhur ngjarja po drejtonte një automjet tip “Benz”, raporton noa.al, duke cituar burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

Të njëjtat burime konfirmojnë se rreth orës 13:20 të ditës së hënë, datë 23 maj, në rrugën Kamëz-Tiranë, 27-vjeçari ka aksidentuar të miturin me iniciale Rr.K, 13 vjeç, banues në Tiranë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, por efektivët e policisë kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Fatmirësisht, 13-vjeçari, i cili është dërguar në spital ku aktualisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Kodit Penal, autori i dyshuar rrezikon deri në 10 vite burg për kryerjen e kësaj vepre penale. /b.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd