Transmetuar më 24-05-2016, 21:38

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, ka thënë se Pep Guardiola është trajneri i vetëm që mund t’i ndryshojë gjërat në “Old Trafford.

Francezi Eric Cantona, ka thënë se futbolli të cilin e aplikon Jose Mourinho, nuk do t’u pëlqejë tifozëve të Manchesterit.Ai mendon se trajneri i duhur për “Djajtë e Kuq” ishte Pep Guardiola.

“Më pëlqen Mourinho, por sa i përket tipit të futbollit që aplikon, nuk mendoj që i përshtatet Manchester Unitedit. Guardiola ishte trajneri me të cilin është dashur të nënshkruante United. Ai është në Manchester, por në ekipin e gabuar”, u shpreh Cantona.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd