






Ai është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptarë, i cili me muzikën e tij ka bërë për vete mijëra fansa.
Sot me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Alabani ka publikuar një fotografi në të cilën ka treguar se çfarë dhuratash të shkëlqyeshme ka marrë nga fansat e tij.
Krijimi i disa fotografive për të, bashkëshorten e tij dhe gjëra të ndryshme janë vetëm disa nga dhuratat që ai i ka bërë të ditura për të gjithë ndjekësit e tij përmes një fotografie.
Alban Skënderaj, është i kërkuar në të gjitha trojet shqiptare dhe sigurisht që këngët e tij janë shumë të dëgjuara.
Talenti i tij i mrekullueshëm ka arritur që t’i mundësojë atij të realizojë performanca fantastike live brenda dhe jashtë vendit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





