Transmetuar më 24-05-2016, 18:44

Dy vëllezër 72 dhe 74 vjeç dy mjekë të njohur u gjetën të vdekur në banesën e tyre në rrugën “Rua Muro 21” në qendër të Modenas në Itali.

Trupat e tyre u zbuluan këtë mëngjes nga gruaja e cila kishte shkuar për të pastruar shtëpinë e tyre e cila më pas ka lajmëruar menjëherë  policinë dhe ambulancën. Por për të dy të moshuarit ishte shumë vonë dhe mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta, pasi kishin disa orë që kishin vdekur.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se vëllai më i madh Giulio Delfini, ka pësuar një atak kardiak dhe kjo ka qenë edhe shkaku i tij për vdekjen. Ndërsa më i riu Palin kur ka parë të vëllanë në atë gjendje është pushtuar nga ankthi i cili është shtyrë të qëllojë veten me pistoletë duke ndërruar jetë.

Vetëvrasja e Palin pas vdekjes së vëllait të tij më të madh është sqaruar nga ky i fundit përmes një letre, i cili shpjegonte se kur ka parë vëllain e tij më të madh në atë gjendje ka preferuar të vdesë bashkë me të pasi nuk mund të jetonte i vetëm. Dy vallezërit mjekë jetonin prej kohësh në shtëpinë e tyre në Rua Muro dhe ishin shumë të afërt me njeri-tjetrin./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd