Transmetuar më 24-05-2016, 14:10

Fier, 24 maj 2016, NOA.al- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hedh poshtë akuzat e opozitës se në plazhin e Semanit, kanë fluturuar avionë që transportonin drogë.

Duke folur sot nga Lushnja, ku mori pjesë në inaugurimin e ambienteve të rikonstruktuara të komisariatit dhe zyrës së shërbimit për qytetarët, ai deklaroi se akuzat e opozitës nuk e dekurajojnë.

“Ne punojmë, ndërsa opozita gënjen. Ne mundohemi të shërbejmë për qytetarët, ata vijojnë të hedhin baltë mbi policinë. Policia po korr rezultate dhe kjo tregon se jemi në rrugën e duhur. Pas çdo rezultati të policisë ka një akuzë të SHQUP-it. Por akuzat nuk na dekurajojnë, sepse jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Tahiri.

Ditën e djeshme, deputeti demokrat Flamur Noka tha se qytetarët e Fierit kanë denoncuar uljen dhe ngritjen e avionëve të vegjël në plazhin e Semanit dhe ndërkohë që kjo ndodhte, policia me forca të armatosura kishte bllokuar rrugët për të mbajtur larg dëshmitarët./a.y/noa.al

Avionët në Seman, Tahiri: Këta të shuajnë në rrena, duke filluar nga i pari i shtetit

Avionët në plazhin e Semanit, Reagon qeveria: Janë për turizëm

Noka: Policia mbron trafikun e drogës, avionë në plazhin e Semanit

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd