Transmetuar më 24-05-2016, 13:42

Surprizat romantike janë padyshim të pritura nga çdo femër, të cilës i ngrihet zemra peshë.

Modelja shqiptare e cila zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angela Martini, mbrëmjen e së hënës kur festonte ditëlindjen e saj të 30-të është lënë pa fjalë nga i dashuri i saj.

“Surpriza më mahnitëse për ditëlindjen time. Përrallë”, shkruan Angela, bashkëngjitur një fotoje të postuar në Instagram.

Ajo shihet duke mbajtur në duar një buqetë me lule, ndërsa pas saj shihet një tavolinë e dekoruar vërtetë këndshëm.

Modelja shqiptare, e cila prej disa kohësh është e lidhur me biznesmenin Dragos Savulescu, prej disa ditësh ndodhet në Maldive./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd