Transmetuar më 24-05-2016, 13:07

Tiranë, 24 maj 2016, NOA.al- Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk ka kompani të paprekshme, por se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Duke folur ditën e sotme në një aktivitet për klimën e biznesit, ai shtoi se ka pasur ulje të informalitetit dhe se kjo nuk është diçka për t’u gëzuar, lidhur me sipërmarrjet e mësuara duke ia hedhur shtetit.

“Nga ana tjetër ky është një hap i rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të vendosur një platformë konkurrence në treg. Nuk kam besuar asnjë ditë të vetme që problemi ynë janë taksat. Pse duhet të kalojmë te taksa e sheshtë. Vendosëm një sistem të ri taksash për 97% të shqiptarëve. Bëmë disa reforma që janë të lidhura me klimën ekonomike”, u shpreh Rama, duke thënë se u shmang falimenti financiar, ndërsa deklaroi luftë frontale ndaj çdo rasti abuzimi.

Sipas tij, nuk ka kompani të paprekshme në Shqipëri dhe se secili duhet të paguajë taksat dhe detyrimet e veta.

Ai deklaroi se në sajë të reformave të bëra, u pa ndikim në rritjen e ekonomike.

Rama u ndal edhe te reforma në drejtësi, për të cilën tha se është themelore për t’i dhënë qëndrueshmëri të gjitha reformave të tjera.

“Kam patur kontakte me disa kompani që kanë hasur në arbitraritete të paimagjinueshme, por besoj se duhet të ndajmë bindjen se Shqipëria nuk mund të bëhet vendi që duam nëse informaliteti nuk luftohet përditë dhe kudo”, deklaroi kreu i qeverisë./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd