Transmetuar më 24-05-2016, 08:16

Kohëve të fundit ajo po tërheq vazhdimisht vëmendjen, për shkak të dobësimit të ndjeshëm të saj. Megjithatë kjo gjë duket se nuk e pengon aktoren Angelina Jolie në angazhimet e saj.
Bukuroshja do bëhet pjesë e botës akademike, ku do të shërbejë si lektore në qendrën e Universitetit për gratë, paqen dhe sigurinë në Londër.
Ajo do të ndihmojë studentët për studimin dhe diplomën master të kësaj shkolle. Angelina Jolie ka qenë ambasadore e vullnetit të mirë për refugjatët në OKB, ndërsa është shprehur optimiste, për krijimin e këtij programi në shkollën ekonomike të Londrës./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





