Transmetuar më 23-05-2016, 20:53

Tiranë, 23 maj 2016, NOA.al – Pas akuzave të deputetit demokrat, Flamur Noka, se efektivët e policisë që u vendosën sot pranë bregdetit të Semanit kishin qëllim mbrojtjen e trafikut të drogës me avionë, ka reaguar ministri Saimir Tahiri.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Tahiri i quan të gjitha gënjeshtra, ndërsa shton se Policia e Shtetit është në krye të detyrës si kurrë më parë, për të fituar besimin e çdo qytetari.

“Gënjejnë shumë e për gjithçka, që askush të mos shohë të vërtetat e thjeshta. Këta të shuajnë në rrena, e kur gënjen i pari i shtetit, të tjerët janë në garë kush të gënjejë më mirë në publik. Qytetarët kanë sy, vesh e mendje.

Ne kemi ende shumë për të bërë, kemi ende shumë për të arritur, por jemi në drejtimin e duhur. Policia e Shtetit është në krye të detyrës si kurrë më parë, për të fituar besimin e çdo qytetari! Për Shqipërinë e drejtë që duam”, shkruan Tahiri në Facebook./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Avionët në plazhin e Semanit, Reagon qeveria: Janë për turizëm

Noka: Policia mbron trafikun e drogës, avionë në plazhin e Semanit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd