Transmetuar më 23-05-2016, 20:24

Sarandë, 23 maj 2016, NOA.al – Një person ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër.

Aksidenti është shënuar rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Miniera e Kripës”, ku një automjet tip “Toyota-Korona” me targë AA099DA, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Gj.H., 26 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë, i cili u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fillimisht i dëmtuari është dërguar në spitalin e Sarandës, por për shkak të dëmtimeve të rënda të marra në trup është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po kryen veprimet në lidhje sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd