Transmetuar më 23-05-2016, 18:46

Sarandë, 23 maj 2016, NOA.al – Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Muzinë të Sarandës. Sipas raportuesit, një automjet tip Benz është përplasur pasi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga teksa po ecte me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur para 10 minutash, por nuk dihet se sa persona kanë qenë brenda në automjet pasi të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital nga ambulanca. Në foto duken njollat e gjakut nga përplasja e fuqishme e automjetit me malin, ndërsa nuk dihet nëse ka viktima.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd