Transmetuar më 23-05-2016, 18:21



Bruksel, 23 maj 2016 – Parlamenti Evropian ka emëruar eurodeputeten sllovene Tanja Fajon raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur vetë eurodeputetja Fajon, përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se është e gëzuar për këtë emërim.
“Jam e gëzuar që emërohem nga Parlamenti Evropian raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pres me padurim që të bëj të mundur që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm”, ka shkruar Tanja./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





