


Joumana Bettiche 4 muajsh dhe Mohamed 2 vjeç janë viktimat më të vogla në mesin e 66 të vdekurve që udhëtonin me avionin Egyptair nga Parisi në Kajro.
Babai i dy vëllezërve Faycal 38 vjeç, një shitës perimesh në qytetin francez të Angers, kishte vendosur të marrë disa ditë pushimi për të shkuar së bashku me gjithë familjen e tij në Sharm El Sheikh.
Edhe gruaja e tij Nouha 28 vjeç, gjithashtu ishte një nga 66 viktimat e tragjedisë që ndodhi të enjten e kaluar.
"Faycal kishte punuar vërtetë shumë kohët e fundit dhe kjo vetëm për të kërkuar disa ditë pushimi për t’u çlodhur me familjen e tij në sezonin e verës. Ata do të zbrisnin fillimisht në Kajro dhe më pas do merrnin një tjetër avion për në Sharm El Sheikh. Por fati nuk deshi. Ne jemi shumë të prekur nga kjo tragjedi që ndodhi”, ka thënë motra e tij Hesse për Daily Mail.
Avioni ishte nisur nga Parisi me destinacion Kajron. Fluturimi nisi në orën 11;09 dhe avioni planifikoi të ulej në rreth orës 3:15 minuta. /b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





