Transmetuar më 23-05-2016, 16:32

“Billboard Music Awards” është një ndër eventet më të rëndësishme të showbizit ku u përzgjodhën disa nga artistet triumfues.

Mbrëmë u mbajt “Billoard Music Awards 20016”, më këtë rast u ndanë shumë çmime, dhe janë realizuar shumë performanca të mahnitshme.

Këngëtari kanadez The Weeknd dhe ylli britanik Adele kanë dominuar në ndarjen e çmimeve për muzikë në vitin 2016 “Billboard Music Awards”.

BBC raporton se tetë çmime shkuan për The Weeknd, përfshirë këtu çmimin "Top Hot 100 Artist", të cilin ia dedikoi legjendës së popit Prince, si dhe çmimin për artistin më të mirë R&B.

Kurse ylli i hitit “Hello” rrëmbeu pesë çmime, përfshirë çmimin kryesor të kësaj mbrëmje "Top Artist".

Megjithatë pa çmime nuk kanë mbetur as artistët e tjerë si: Justin Bieber, Rihanna, DNCE, Shawn Mendes, Fifth Harmony, Ty Dolla $ign, The Go-Go’s, Ariana Grande, Troye Sivan, Meghan Trainer, Blake Shelton and Gwen Stefani, Nick Jonas bashkë me Tove Lo, Demi Lovato, Britney Spears, Madonna.

Ndër yjet e showbizit të cilët fituan më shumë çmime këtë natë ishin:

Adele dhe The Weeknd, duke lënë mbrapa vetes Justin Bieber, Drake dhe Taylor Swift

Kënga më e mirë R&B ishte: The Weeknd-The Hills

Albumi më i mirë i vitit: Adele

Artisti mashkull i vitit: Justin Bieber

Një ndër 100 këngët më të mira: Wiz Khalifta ft Charlie Puth-See you again

Më i miri nga 100 artistët: The Weeknd

Aristi më i mirë i ri: Fetty Wap

Aristja femër e vitit: Adele

Çmimi Billboard 200: Adele

Këngët më të shitura i takuan: The Weeknd

Këngët më të dëgjuara në radio nga: The Weeknd

Këngëtari më i mirë R&B: The Weeknd

Reperi i vitit: Drake./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd