Transmetuar më 23-05-2016, 14:17

Fotografia e një vogëlushi danez i përkushtuar për të shpëtuar vëllezërit e tij binjakë të lindur para kohe, ka prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjetet sociale.

Historia ka ndodhur disa kohë më parë, por u ripublikua nga një shoqatë e cila vepron në Afrikë.

Vogëlushi mban në kraharor vëllanë e tij të sapolindur, i ardhur në jetë nga një lindje e parakohshme. Ndërkohë vogëlushi tjetër është në krahët e babait.

Vogëlushët për të mbijetuar kishin nevojë për kontakt me lëkurën e njeriut dhe babë e bir, u angazhuan në repartin e spitalit Hvidovre në Kopenhagen, shkruan noa.al.

Kjo teknikë përdoret shumë në vendet skandinave, për fëmijët e lindur para kohe ose nën peshë, në mënyrë që të mos qëndrojnë shumë kohë në inkubator.

Kjo mënyrë shërben për të favorizuar zhvillimin neurologjik të fëmijës, rregullimin e temperaturës së trupit, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd