
Tiranë, 23 maj 2016, NOA.al- Tre inspektorë të të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në burgun e Shënkollit në Lezhë, janë shkarkuar nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Inspektorët e shkarkuar janë Petrit Hysa, Leart Tiçe dhe Marsida Meqemeja, të cilët akuzohn se nuk informuan lidhur me lirimin e shtetasit kosovar Shuaip (Shaban) Zukaj një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Kosovë, i cili u ekstradua disa kohë më parë nga Belgjika, për shkak të një dënimi të dhënë nga Gjykata e Lezhë, ndaj tij.
Në përfundim të këtij dënimi, duhej bërë ekstradimi në Kosovë, por ai është lënë i lirë pa vendim gjykate, duke mos u transferuar në vendin e tij, ku rezultonte i dënuar për vrasje me 20 vjet burg.
Duke folur sot lidhur me këtë rast, Manjani tha se është një çështje që meriton një hetimi të plotë dhe ndërhyrje serioze.
“Është një çështje që meriton një hetim të plotë sepse e kam pak të vështirë të besoj se kjo është një çështje historish zyrtarësh lokalë apo pa rëndësi, ndaj është një çështje që kërkon një ndërhyrje serioze. Për sa i takon pjesës së shkarkimeve, nuk me dridhet dora fare as për inspektorët e SHKB-së atje por edhe për të gjithë drejtuesit e administratës së burgjeve”, deklaroi Manjani.
Ai shtoi se për çfarë është në kompetencën e Ministrit të Drejtësisë, shkarkimi nga puna është minimumi që mund të bëj, për ata që nuk e meritojnë ta mbajnë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Lirohet nga burgu i Lezhës, shqiptari i Kosovës kërkohet për vrasje
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





