Transmetuar më 23-05-2016, 11:06

Tiranë, 23 maj 2016, NOA.al- Një person i cili mbahej nën vëzhgim prej kohësh, është kapur teksa lëvizte rrugëve të kryeqytetit me automatik në çantë.

Ervis Kovaçi, 21 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua nga efektivët e komisariatit nr.1 në Tiranë, pas informacioneve se dispononte dhe qarkullonte me armë zjarri.

Pas një hetimi dhe survejimi disa ditor, mbrëmjen e djeshme u bë arrestimi i tij në flagrancë.

Kovaçi u ndalua në rrugën “Bardhyl”, duke lëvizur me biçikletë, ku me vete mbante armën e zjarrit të cilën e kishte vendosur në një çantë shpine.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automatiku model AK-47 dhe 30 fishekë.

Aktualisht vijon puna për të zbuluar nëse Kovaçi e mbante këtë armë për të kryer ndonjë krim të mundshëm, si dhe për të zbuluar përfshirjen e tij në ngjarje të tjera kriminale.

Ndaj 21- vjeçarit materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd