
Elbasan, 23 maj 2016, NOA.al- Debatet mes një çifti të rinjsh nga Elbasani, ishin rënduar së shumti kohëve të fundit, duke bërë që ai të ngrejë dorë ndaj saj dhe ajo t’i drejtohet policisë për ndihmë.
Rolando Lazari, 21 vjeç, banues në Elbasan u vu në pranga ditën e djeshme, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij.
E reja S.K., 20 vjeçe u paraqit para uniformave blu, duke thënë se bashkëjetuesi i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie, ku e reja është dhunuar në edhe herë të tjera, duke mos e përballuar më situatën.
Në këto kushte denoncimi i saj, çoi në arrestimin e Lazarit, i cili akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





