Transmetuar më 22-05-2016, 20:24

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi grabiste gra të moshuara. Në pranga ka përfunduar një 37-vjeçar, i akuzuar për të paktën 4 raste grabitjeje.
“Viktimat” e tij ishin pikërisht gratë e moshuara, ndërsa i grabiste në ashensor. Pasi i pikaste para hyrjes së pallatit, ai i ndiqte sa hipnin në ashensor.
Futej bashkë me të moshuarat në ashensor dhe më pas i grabiste, e nëse nuk i bindeshin ai i dhunonte. Rasti i fundit i grabitjes së tij është i një të moshuare në High Alonia./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





