
Autoritetet në Indonezi thanë sot se të paktën shtatë persona kanë gjetur vdekjen nga çlirimi i llavës së një vullkani, të asfiksuar nga tymi i përhapur dendur. Shpërthimi ndodhi dje në malin Sinabung në provincën e Sumatrës Veriore dhe çliroi hi vullkanik mbi fshatin Gamber, që ndodhet katër kilometra nga krateri i vullkanit.
Zyrtarët thonë se vullkani në pjesën perëndimore të vendit vazhdon të shfaqë aktivitet edhe aktualisht, duke e bërë të vështirë të dërgohen ekipe kërkim-shpëtimi për viktimat dhe të mbijetuarit e mundshëm.
Vullkani ka qenë në gjendje të fjetur prej katër shekujsh, por filloi të riaktivizohet vitet e fundit, raporton noa.al, duke cituar mediat lokale indoneziane.
Indonezia është një vend me aktivitet sizmik, pasi ndodhet mbi të ashtuquajturën, “Unaza e Zjarrit” në Paqësor, një varg vullkanesh dhe linjash ku takohen pllakat tektonike në tabanin e Oqeanit Paqësor. /f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





