Transmetuar më 22-05-2016, 17:42

Prej dy ditësh politika shqiptare zien, pas publikimit nga ana e KQZ të formularëve të vetëdeklarimit, që lidhen me procesin e dekriminalzimit. Disa kryetar bashkie kanë dalë të hetuar apo të dënuar nga autoritetet jashtë vendit.

Një nga të akuzuarit, kryebashkiakut i Krujës, Artur Bushi, ka sqaruar ndalimin nga policia në vitin 1996.

“Ashtu siç kam deklaruar në formularin e dorëzuar në KQZ, jam ndaluar në 1996-n dhe jam liruar në mënyrë të menjëhershme. Jam arrestuar në 2010-n dhe pas hetimeve 44-ditore jam liruar si i pafajshëm, dhe në dëshminë e penalitetit të shtetit italian jam shtetas i padënuar as edhe 1 ditë me vendim gjykate”, ka thënë Bushi.

Ai kërkon që të verifikohet nga institucionet përkatëse, ndërsa shton se nëse del i dënuar një herë të vetme “apo i hetuar për vepra penale të çfarëdolloj përveç asaj që kam deklaruar, atëherë unë do të jap dorëheqjen". /f.g/noa.al/

Lista/ Këta janë kryetarët e bashkive që janë dënuar nga drejtësia

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd