Transmetuar më 22-05-2016, 16:51

Agjencia afgane e zbulimit, NDS, ka konfirmuar se udhëheqësi taleban Akhtar Mansoor u vra gjatë një sulmi ajror në Pakistan pranë kufirit me Afganistanin.

Një deklaratë nga agjencia afgane e zbulimit, NDS theksohet se udhëheqësi taleban Akhtar Mansoor u vra në një sulm ajror në Dalbandin, Baluchistan.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha gjatë një vizite në Mianmar se Mansoor u vu në shënjestër sepse ai përbënte një kërcënim të pashmangshëm për personelin amerikan, civilët afganë dhe forcat afgane të sigurisë dhe se Mansoon kundërshtonte drejtpërdrejtë negociatat e paqes.

Ndërkohë, mjekët në Quetta, kryeqyteti i Baluchistanit, kanë konfirmuar se kanë pranuar dy trupa nga rajoni i largët kufitar, skenë e goditjes ajrore amerikane./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd