Transmetuar më 22-05-2016, 16:23

Bruin Bergmeester, një biznesmen holandez, ka krijuar një ndërthurje midis skuterit, biçikletës dhe pistës së vrapimit, që duket se funksionon më së miri.

Bergmeester e pati këtë ide duke u ushtruar në pistën e tij të vrapimit. Duke qenë se Holanda njihet edhe për përdorimin e biçikletave, shtytja për ta vënë në jetë idenë ka qenë edhe më e madhe.

Ai arriti të bashkojë pjesët e biçikletës me rripin e pistës së vrapimit, dhe vendosi një elektromotor të vogël që e ndihmon të ecë pak më shpejt./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd