Transmetuar më 22-05-2016, 15:43

Në 6 maj të këtij, një  29-vjeçare shqiptare e cila prej kohësh jetonte në Itali ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor.

Por ajo që shtuar më tepër dhimbjen e familjes është gabimi, që është bërë në morgun e spitalit, ku arkivoli në të cilin ishte trupi i vajzës është shkëmbyer me një tjetër duke bërë që në familjen e saj në Shkodër të shkojë trupi i një marokene.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, kur familjes që jeton në Shkodër i është dërguar trupi i pajetë e i një tjetër personi dhe jo i vajzës së tyre. Rajmonda Lakaj u aksidentua në të gdhirë të datës 6 maj në Europa Avenue në Quarrata.

Kjo ngatërresë bëri që varrimi i vajzës shqiptare të bëhej 10 ditë më vonë, kur familjarët janë rikthyer sërish në Itali aty ku kanë tërhequr trupin e pajetë të vajzës së tyre./f.g/noa.al/

Burimi: lanazione.it

Aksidenti tragjik i merr jetën 28-vjeçares shqiptare në Itali |FOTO

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd