Transmetuar më 22-05-2016, 15:21

Për politikanët britanikë, Shqipëria vazhdon të jetë “delja e zezë”. Ndërsa aty vazhdon debati për daljen apo jo të vendit nga BE-jë, kësaj radhe, ministrja angleze e Mbrojtjes, Penny Mordaunt ka sulmuar Shqipërinë dhe vende të tjera që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, raporton noa.al duke cituar BBC.

Sipas saj, vrasësit, terroristët dhe rrëmbyesit do të hyjnë më lirisht në Britaninë e Madhe nëse shtetit ishullor vazhdon të qëndrojë në BE.

Penny Mordaunt është një mbrojtëse e idesë se Britania e Madhe duhet të dalë nga Bashkimi Europian.

Ajo shtoi nëse vende si Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia nëse do të lejohen që të anëtarësohen në BE, Britania do të bëhet një vend më pak i sigurt.

“Një votë e çuar dëm në këtë referendum është një votë më shumë për të lejuar njerëzit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Turqia që të lëvizin lirshëm këtu kur ata t’i bashkohen BE-së së shpejti. Në shumë prej këtyre vendeve, kriminaliteti është në nivele të larta, kanë probleme me bandat dhe celulat terroriste”, – tha ministrja e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd