Transmetuar më 22-05-2016, 15:02





Tre të plagosur, është ky blinani i një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Milot-Rrëshen. Të tre të plagosurit janë anëtarë të një familjeje.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e së dielës, kur fugoni është përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës në afërsi të Rubikut.
Të plagosurit janë dërguar në spital për mjekim ndërkohë që efektivët e policisë së Mirditës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe një manovrim i gabuar i drejtuesit. /f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





