Transmetuar më 22-05-2016, 14:47

Tiranë, NOA.al – Deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të mbetet në ndikimin e kthjellime dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat verilindore dhe juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Pjesa e dytë e ditës  do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në det të ketë dallgëzim të ulët.

Europa

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa që vijnë nga Atlantiku do të kushtëzojnë mot me vranësira dhe shira për ishujt britanike si edhe Europën qendrore, herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere dhe rrufe. Po ashtu, kalimi i një sistemi frontal nga veriperëndimi drejt lindjes se kontinentit do të bëjë që vendet lindore të dominohen nga vranësira dhe shira. Ndërsa, me kushte të qëndrueshme atmosferike do të paraqitet situata e motit për vendet mesdhetare, gadishulli Iberik si edhe brigjet e detit të zi./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd