







Eva Longoria dhe Jose Pepe Baston ashtu edhe siç ishte paralajmëruar më herët janë martuar këtë fundjavë. Aktorja e telenovelave dhe bashkëshorti i saj Jose, u martuan të shtunën në Valle de Bravo, Mexico, raporton People.
Çifti kishin të ftuar rreth 200 mysafir në një ceremoni private të mbajtur në shtëpinë e yllit të Jane the Virgin, Jaime Camil. Në këtë rreth të ftuar ishin Victoria dhe David Beckham, Penelope Cruz, Ricky Martin dhe shumë emra të tjerë të njohur.
Ata e shpallën fejesën e tyre në dhjetor të vitit 2015, por për herë të parë si çift janë prezantuar në 2013-ën. Kjo është martesa e tretë për aktoren e njohur, e cila ka qenë e martuar edhe dy herë të tjera.
Boston, i cili është presidenti i labelit latin “Televisa” shtroi pyetjen e madhe gjatë pushimeve në Dubai në dhjetor duke i dhuruar Evas një unazë të mrekullueshme me gurë rubini./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





