Transmetuar më 22-05-2016, 10:54

Vdekja e papritur e mbretit të popit, Michael Jackson, në vitin 2009 la pas shumë mistere. Por, ajo që është përfolur shumë që nga vdekja e tij është se shumë gra kanë dalë publikisht duke thënë se kanë qenë të dashurat e tij.

Së fundmi një grua, Shana Mangatal, ka shkruar një libër për lidhjen që ajo pretendon që ka pasur me mbretin e popit të cilit i referohet si “dashuria e saj e parë”.

Libri i cili do të titullohet “Historia e pa treguar e romancës sekrete me Michael Jackson” do të publikohet në gusht, por disa detaje janë shpërfaqur për publikun më herët nëpërmjet Amazon.com.

“Marrëdhënia e tyre ishte e qetë dhe e ëmbël me të vërtetë. Ishte një sekret i ruajtur nga afër, i njohur vetëm për disa të punësuar dhe miq të tyre të besuar" zbulon Amazon.com.

Në libër Shana i përshkruan ndjenjat e saj për Michael si ndjenja të mira dhe të këqija. “Dashuria ime e parë, pra Michael Jackson, ishte bekim dhe mallkim në të njëjtën kohë”.

Jackson nuk ka konfirmuar një marrëdhënie me Shana, por ajo shoqëronte Mbretin e Popit në turne.

Jackson vdiq më 25 qershor 2009, në moshën 50 vjeç dhe mjeku ligjor tha se shkaku ishte nga “një mbidozë e propofolit në kombinim me disa qetësues".

Fëmijët yllit të pop-it, Prince 19 vjeç, Paris 18 vjeç dhe Blanket 14 vjeç, janë nën kujdestarinë e Katherine Jackson./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd